Wenger reagon në mënyrë të çuditshme kur gazetarët e pyesin për Sanchezin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka mohuar të gjitha spekulimet që e lidhin transferimin e Alexis Sanchezit te PSG.

Sport

22/07/2017 18:00

Në konferencën për media pas ndeshjes me Chelsean, gazetarët e pyetën për të ardhmen e kilianit, por ai u përgjigj duke qeshur: “Është vetëm imagjinata e mediave”, transmeton lajmi.net

Gjatë ditëve të fundit është bërë e ditur se PSG është shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit më të mirë të Arsenalit.

Oferta e parë e sheikëve pritet të sillet rreth 35 milionë funta. /Lajmi.net/