Wenger: Qëndrimi për 22 vjet te Arsenali, gabimi im më i madh

"Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi”.

Sport

17/07/2018 17:47

Arsene Wenger është penduar që ia ka dedikuar gjithë karrierën e tij Arsenalit.

I pyetur për gabimin e tij më të madh, Wenger tha se ai ishte qëndrimi te Arsenali për 22 vjet, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ndoshta qëndrimi në të njëjtin klub për 22 vite. Unë jam dikushi që i pëlqen të lëvizë shumë, por gjithashtu më pëlqen një sfidë. Unë kam qenë një i burgosur i sfidës sime në kohë”, deklaroi Wenger.

“Më vjen keq që kam sakrifikuar gjithçka për një klub, sepse e kuptoj se kam lënduar shumë njerëz rreth meje”.

“Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi”, shtoi ai. /Lajmi.net/