Wenger ‘prishet’ me tifozë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka hidhëruar tifozët duke udhëtuar drejt Romës për një ndeshje bamirësie, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

01/09/2014 13:43

Arsene Wenger ka hidhëruar tifozët e Arsenalit pasi është fotografuar në udhëtim drejt Romës për një ndeshje bamirësie, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Derisa gjiganti londinez ka nevojë për përforcime të reja, tifozët kanë pritur që francezi do ta shpenzojë tërë energjinë e tij në kërkim të blerjeve të reja.

Mirëpo, ai është fotografuar në fluturim drejt Romës për të marrë pjesë në Interreligious Match for Peace në Stadio Olimpico.

Atij do t’i bashkohen yje si David Trezeguet, Andrea Ranocchia e Andrea Pirlo.

Por, udhëtimi i Wengerit nuk është mirëpritur nga tifozët e Arsenalit që e kanë kritikuar ashpër atë në rrjete sociale për udhëtimin në ditën kur skuadra ka nevojë për përforcime.