Wenger: Pogba është lojtar i rebeluar, i padisiplinuar

Arsene Wenger ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes, Manchester United – PSG.

Sport

13/02/2019 10:00

Arsene Wenger ka zbuluar se çfarë nuk shkoi me Manchester United në humbjen 2 me 0 ndaj PSG-së në përballjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez ishte i ftuar British TV, ku ka dhënë disa konkluzione rreth asaj se çfarë nuk shkoi me skuadrën angleze.

Wenger ka thënë se pika e parë e dështimit të tyre është mos disiplina e Paul Pogbas gjë për të cilën u ndëshkua me kartonin e dytë të verë në ndeshje, ndërsa e radhës ishte, vendosja e keqe e lojtarëve në fushë.

“Pogba është një lojtar fantastik, por nuk ka disiplinë. Ai nuk i ndoqi me gjasë urdhrat e trajnerit, duke e bërë një katrahurë në skemën e tyre”, ka thënë francezi, përcjell lajmi.net.

“Problemi tjetër ishte që lojtarët e Manchester United ishin të habitur dhe të humbur në fushë, kjo bëri që ata të mos vendosën mirë në fushë, duke lënë shumë hapësira.”, ka shtuar më tej Wenger. /Lajmi.net/