Wenger po rikthehet në futboll, do të befasoheni se ku

Arsene Wenger është shumë afër të rikthehet në futboll.

Sport

08/01/2019 15:28

Pas largimit nga Arsenal në verën e kaluar, Arsene Wenger dëshiron të rikthehet në zejen e trajnerit.

Trajneri francez ka marrë ofertë nga Katari, për tu bërë selektor i tyre, përcjell lajmi.net.

Por, Wenger është duke pritur të përfundoj ky sezon, pasi dëshiron ta marrë drejtimin e ndonjë skuadre të madhe evropiane.

Nëse nuk e arrin qëllimin, atëherë nuk përjashtohet mundësia që ai ta drejtor kombëtaren e Katarit. /Lajmi.net/