Wenger: Po më kërkon e gjithë bota

Arsene Wenger ka thënë se pret t’i rikthehet punës më 1 janar të vitit 2019 dhe se ka oferta nga e gjithë bota.

Sport

18/10/2018 08:43

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, më 1 janar i rikthehet futbollit.

68 vjeçari në fund të sezonit të kaluar i dha fund qëndrimit 22 vjeçar në krye të Arsenalit.

Wenger ka thënë se ende nuk e di se cila do të jetë puna e tij e re, por tha se një detyrë në ndonjë federatë, ekip kombëtar apo një kalim në Japoni, janë të mundshëm.

“Unë besoj se do filloj rikthehem përsëri më 1 janar. Nuk e di se ku”, ka deklaruar Wenger.

“Ka federata, ekipe kombëtare, por mund të jetë edhe Japonia”.

“Në 22 vitet e mia në Arsenal, kam fituar përvojë në nivele të ndryshme. Ka kërkesa nga e gjithë bota”./Lajmi.net/