Wenger: Nuk ishte penallti

Arsene Wenger e quajti vendimin e gjyqtarit Mike Jones që i dhuroi Stoke Cityt një penallti pas lojës me dorë nga mbrojtësi Laurent Koscielny si “dhuratë e bukur” për nikoqirët që mposhtën Arsenalin 1:0 në Britannia Stadium. Jonathan Walters shënoi nga pika e bardhë pas 76 minutash lojë duke i dhënë një goditje të fuqishme…

Sport

01/03/2014 18:29

Arsene Wenger e quajti vendimin e gjyqtarit Mike Jones që i dhuroi Stoke Cityt një penallti pas lojës me dorë nga mbrojtësi Laurent Koscielny si “dhuratë e bukur” për nikoqirët që mposhtën Arsenalin 1:0 në Britannia Stadium.

Jonathan Walters shënoi nga pika e bardhë pas 76 minutash lojë duke i dhënë një goditje të fuqishme aspiratave të Arsenalit për titull.

Por, Wenger beson se mbrojtësi nuk kishte faj që topi e qëlloi në dorë.

“Ishte një dhuratë e bukur nga gjyqtari. Koscielny ishte një metër larg. Ai nuk kishte kohë të reagonte. Si mund ta largonte dorën? Nuk kishte shans”, u shpreh ai.

Por, me mendimin e Wengerit nuk u pajtua homologu i tij nga Stoke, Mark Hughes.

“E di se Arsenali nuk mendojnë se ishte penallti, por jam i befasuar nga kjo. Ata nuk mund të ankohen. Ne treguam intensitet më të madh dhe përkushtim. Ishte e pastër për shumicën e njerëzve prezent. Ata vuajtën ndaj kësaj”, deklaroi Hudges.