Wenger nuk e do Khediran

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.

Sport

07/08/2014 19:40

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Sami Khediras nga Real Madrid, pas disa javësh të spekulimeve.

Wenger së fundmi është raportuar se mund të kërkojë angazhimin e Khediras.

Ai dy herë më parë refuzoi të përjashtojë mundësinë e blerjes së yllit gjerman nga Los Blancos, por më në fund tani është shprehur se nuk e kërkon atë.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë pranë transferimit të tij sepse kemi mjaft mesfushor në pozitën e Khediras”, deklaroi Wenger.

Lajmi e lë të ardhmen e Khediras edhe më në dyshim pasi Reali është i interesuar për shitjen e tij meqë ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe do të jetë futbollist i lirë në verën e ardhshme.

Chelsea më parë është spekuluar se mund ta kërkojë 27-vjeçarin por në fund ka konsideruar opsione tjera.