Wenger nuk dorëzohet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger refuzon të pranojë humbjen në garë për titull në Premierligë dhe pret zhvillime të tjera para përfundimit të sezonit. Gjiganti londinez u mposht 6:0 nga Chelsea në Stamford Bridge të shtunën, dhe barazoi 2:2 me Swansean në Emirates të martën ku autogoli i mesfushorit Mathieu Flamini ia mohoi atyre tri…

Sport

27/03/2014 21:00

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger refuzon të pranojë humbjen në garë për titull në Premierligë dhe pret zhvillime të tjera para përfundimit të sezonit.

Gjiganti londinez u mposht 6:0 nga Chelsea në Stamford Bridge të shtunën, dhe barazoi 2:2 me Swansean në Emirates të martën ku autogoli i mesfushorit Mathieu Flamini ia mohoi atyre tri pikët.

Rezultati e la Arsenalin në pozitën e katërt me gjashtë pikë më pak se lideri Chelsea.

Por, Wenger beson se Arsenali mund të rikthehet në krye deri në maj.

“Ka ende shumë për të luajtur, mendoj, për të gjithë”, deklaroi Wenger për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Të gjithë flasin për rikthimin e Evertonit (në garë për pozitën e katërt). Pse atëherë ne të mos rikthehemi në krye? Ka ende edhe shumë ndeshje dhe mund të ndodhin kthime të tjera deri në fund të sezonit. Por, shumëçka do të varet nga kualiteti i paraqitjeve tona”, u shpreh ai.