Wenger: Në janar, së paku një përforcim

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se do të angazhojë së paku një përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

28/11/2014 16:44

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se do të angazhojë së paku një përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti londinez ka telashe me shumë futbollistë të lënduar dhe strategu francez planifikon investime të reja.

“Do të jemi aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit kur do të transferojmë së paku një futbollist”, deklaroi Wenger për mediat britanike.

“Duke pasur parasysh numrin e madh e futbollistëve të lënduar, kemi opsione të kufizuara. Por, kjo na ka mundësuar që të bëjmë eksperimente, si ai i Nacho Monreal i angazhuar në qendër të mbrojtjes, ku është paraqitur vërtetë shumë mirë”, u shpreh francezi.