Wenger – Mourinho, në film vizatimor

Ballafaqimi mes menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger dhe Jose Mourinhos nga Chelsea, në Stamford Bridge të dielën është shndërruar në një film vizatimor.

Sport

08/10/2014 10:35

Arsene Wenger u përplas me homologun e tij Jose Mourinho gjatë duelit mes Arsenalit dhe Chelseas në Stamford Bridge të dielën.

Mirëpo, ballafaqimi i tyre ku francezi e shtyu portugezin i cili i ishte afruar bankinës së mysafirëve, është shndërruar edhe në film vizatimor nga ekipi kreativ 4-4-2oons.

Por, kësaj radhe përveç tyre përplasen edhe futbollistë të dy gjigantëve londinezë.