Wenger me deklaratë pak më ndryshe për ndeshjen Barcelona – PSG

Arsene Wenger ka dhënë një deklaratë interesante për kualifikimin historik te Barcelonës për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/03/2017 17:22

Barcelona bëri historinë duke eliminuar PSG me fitoren 6:1 në Camp Nou, edhe pse në ndeshjen e parë ishte mposhtur 4:0.

I pyetur rreth përmbysjes së Barcelonës, Wenger nuk ka lënë pa thumbuar edhe gjyqtarët e takimit.

“Në përmbysjen e Barcelonës u panë dy aspekte interesante, gjyqtarët dhe lojtarët e mëdhenj”, është përgjigjur shkurt Wenger, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Wenger me Arsenalin e tij, nuk ka arritur të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Bayernit, por është mposhtur me rezultat të njëjtë 5:1 edhe në ‘Alianz Arena’./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6