Wenger më 1 janar rikthehet si trajner

Arsene Wenger po rikthehet në punën e trajnerit.

Sport

17/10/2018 14:18

Arsene Wenger u largua në verën që shkoi nga Arsenali, por që po rikthehet si trajner në janar.

Trajneri franceze e ka konfirmuar për ‘Sport Bild’ se ai do të rikthehet në janar si trajner.

“Po, ashtu po duket e do ndodh”, ka thënë Wenger për gazetën gjermane, përcjell “lajmi.net”.

“Besoj se do të startoj më 1 janar edhe pse ende nuk e di se ku do të shkoj”.

“Kam pushuar dhe jam i gatshëm që të rikthehem në futboll”, ka përfunduar francezi.

Kujtojmë se Wenger ka refuzuar postin e drejtorit sportiv te PSG-ja, pasi dëshiron të rikthehet si trajner i klubit. /Lajmi.net/