Wenger “liron” Sanogon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se sulmuesi i ri Yaya Sanogo do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, në formë huazimi.

Sport

09/01/2015 11:05

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se sulmuesi i ri Yaya Sanogo do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit duke u huazuar tek ndonjë skuadër tjetër ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë.

“Yaya do të huazohet”, deklaroi Wenger.

“Personalisht, preferoj në një klub të Premierligës”, u shpreh strategu francez gjatë një konference për shtyp. Wenger është duke u kritikuar nga tifozët e Arsenalit për mungesën e përforcimeve të mjaftueshme në skuadër.

Mirëpo, ai nuk duket të jetë i brengosur pasi i beson ekipit që ka në dispozicion.