Wenger: Ky është fajtori për humbjen

Arsene Wenger ka thënë se kundërsulmet ishin shkaktari kryesor i humbjes nga Barcelona.

Sport

23/02/2016 23:22

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i zhgënjyer me humbje nga Barcelona.

Ai ka thënë se Arsenali u ndëshkua në kundërsulme.

“E denim se nuk duhej tu lejonim atyre kundërsulme dhe pikërisht atë e bëmë. Është shumë e lehtë të fajësosh dikë, mirëpo duhet ta respektojmë paraqitjen e skuadrës. Ata mund të vrasin kur mendon se je duke luajtur mirë. Në kalimin e lojës nga mbrojtja në sulm ata nuk bëjnë ndonjë pasim të gabuar. Janë ekip më i mirë se ne, nuk është turp, ata janë Kampion të Evropës”, u shpreh francezi.