Wenger: Ky ekip është 95 për qind i kualifikuar

Arsene Wenger ka pranuar se Barcelona është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/02/2016 10:27

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Barcelona është 95 për qind e kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:0 në Emirates.

Dy gola në pjesën e dytë nga Lionel Messi e dërguan skuadrën londineze në prag të eliminimit nga gara.

Dhe, Wenger pranon se ekipi i tij e ka të vështirë të befasojë në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

“Barcelona është pothuajse e kualifikuar, 95 për qind, por ne duam të shkojmë atje dhe të luajmë”, deklaroi Wenger.