lajmi.net

Wenger kundër Topit të Artë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka theksuar se është krejtësisht kundër Topit të Artë dhe do ta refuzonte mundësinë e votimit për futbollistin më të mirë të vitit në botë.

Sport

16/01/2015 12:46

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se është kundër Topit të Artë dhe ka insistuar se do të refuzonte mundësinë e votimit për futbollistin më të mirë të vitit në botë.

Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin të hënën duke mposhtur dy finalistët e tjerë, Lionel Messi dhe Manuel Neuer.

Por, Wenger ka theksuar se nuk i pëlqen ky çmim individual.

“Jam krejt kundër Topit të Artë, jam adhurues i ekipit”, deklaroi ai. “Nuk do të votoja për askënd, jam krejtësisht kundër tij”, u shpreh francezi. 

Wenger kundër Topit të Artë

Arsene Wenger ka kritikuar obsesionin në futboll pas Topit të Artë dhe ka thënë se nuk dëshiron që askush ta fitojë çmimin më prestigjioz individual për një futbollist. Debati është i vazhdueshëm se cili futbollist duhet të shpallet më i miri në ndarjen e çmimit në janar, ku Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery konsiderohen si…

Sport

01/12/2013 12:19

Arsene Wenger ka kritikuar obsesionin në futboll pas Topit të Artë dhe ka thënë se nuk dëshiron që askush ta fitojë çmimin më prestigjioz individual për një futbollist.

Debati është i vazhdueshëm se cili futbollist duhet të shpallet më i miri në ndarjen e çmimit në janar, ku Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery konsiderohen si favoritë, para fituesit të katër edicioneve të fundit, Lionel Messi.

Por, menaxheri i Arsenalit, Wenger ka kundërshtuar idenë e çmimeve individuale duke insistuar se kontributi kolektiv është më i rëndësishëm.

“Kush dua të fitojë këtë vit? Askush. Jam kundër çmimeve individuale. Kjo është në kundërshtim me esencën e këtij sporti. Luftoj si i çmendur kundër çmimit që e dëmton futbollin. Një futbollist favorizohet për paraqitje individuale, para asaj ekipore”, u shpreh Wenger për Telefoot.

FIFA do ta shpallë fituesin për Topin e Artë 2013 gjatë një ceremonie në Zurich më 13 janar.

LM