Wenger kundër Januzajt

Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje mesfushorit Jack WIlshere i cili u shpreh kundër natyralizimit të futbollistëve të huaj në anglez në mënyrë që të luajnë në ekipin Kombëtar, siç është rasti me yllin kosovar Adnan Januzaj i cili kërkohet nga selektori Roy Hodgson. Mesfushori i talentuar i Manchester United është bërë temë e…

Sport

10/10/2013 09:35

Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje mesfushorit Jack WIlshere i cili u shpreh kundër natyralizimit të futbollistëve të huaj në anglez në mënyrë që të luajnë në ekipin Kombëtar, siç është rasti me yllin kosovar Adnan Januzaj i cili kërkohet nga selektori Roy Hodgson.

Mesfushori i talentuar i Manchester United është bërë temë e nxehtë pas dy golave në fitoren ndaj Sunderlandit 2-1 të shtunën, në debutimin e tij si titullar në Premierligë.

Mesfushori i Arsenalit, Wilshere u shpreh se Kombëtarja e Anglisë duhet të përbëhet vetëm nga futbollistë anglez. Njësoj mendon edhe menaxheri i tij nga gjiganti londinez, Arsene Wenger.

“Personalisht besoj se duhet të definojmë se çka është një futbollist anglez dhe ne po kemi gjithnjë e më tepër. Kam futbollistë të ri me tri shtetësi të ndryshme dhe i pyes ata “si ndiheni? Ju keni, për shembull, futbollistë të lindur në Afrikë, që kanë ardhur në Evropë, dhe kanë jetuar për disa vjet në një shtet, kjo pasi prindërit e tyre kanë lëvizur në një shtet tjetër për shkak se e kanë pasur të vështirë për të gjetur punë. Një prej detyrave të politikanëve modern do të jetë definomi i shtetësisë së një personi sepse disa njerëz ndihen më ndryshe se pasaporta e tyre”, deklaroi Wenger për BBC Radio 5 Live.

“A keni kaluar një numër të caktuar vitesh në shtet për të përfaqësuar atë shtet? Në rastin e Januzajt, a mund të vini për gjashtë muaj dhe të luani në Kombëtare? Nuk është reale”, përfundoi Wenger.