Wenger kundër janarit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se afati kalimtar i janarit duhet të mbyllet përgjithmonë dhe beson se pak marrëveshje të mëdha mund të realizohen para skadimit të tij në fund të muajit. “Do të nënshkruaja që afati kalimtar i janarit të mbyllet përgjithmonë”, deklaroi Wenger gjatë një konference për media para duelit të…

Sport

17/01/2014 11:30

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se afati kalimtar i janarit duhet të mbyllet përgjithmonë dhe beson se pak marrëveshje të mëdha mund të realizohen para skadimit të tij në fund të muajit.

“Do të nënshkruaja që afati kalimtar i janarit të mbyllet përgjithmonë”, deklaroi Wenger gjatë një konference për media para duelit të liderit të Premierligës me Fulhamin.

“Afati kalimtar i janarit nuk do të jetë i zënë, është një treg i nivelit të ulët këtë vit. Burimet financiare këtë sezon shpjegojnë pse liga është aq e barabartë”, shtoi ai.

Arsenali shpenzoi rekord 50 milionë euro për transferimin e Mesut Ozilit gjatë verës nga Real Madrid, por ka humbur për shkak të lëndimeve dyshen Aaron Ramsey dhe Theo Walcott, duke zgjuar spekulime se Wenger mund të bëjë përforcime këtë muaj.

Mertesacker dhe Sagna do të mbeten në Arsenal

Mirëpo, strategu francez në vend të blerjeve konfirmoi se Per Mertesacker dhe Bacary janë pranë vazhdimit të kontratave në Emirates Stadium.