Wenger konfirmon lajmin e keq për Ozilin dhe Sanchezin

Arsene Wenger ka pranuar se ekziston rreziku i largimit të tyre në janar.

Sport

12/10/2017 11:46

Arsene Wenger ka konfirmuar se Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez mund të largohen nga Arsenal, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori dhe sulmuesi kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës në Emirates Stadium.

Dhe, Wenger ka pranuar se ekziston rreziku i largimit të tyre në janar.

“Është e mundshme”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Kur jeni në një situatë si kjo, jemi të vetëdijshëm për mundësinë”, theksoi Wenger. /Lajmi.net/