Wenger konfirmon: Do të transferojmë një mbrojtës

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se skuadra e tij do të transferojë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport

14/12/2014 11:56

Wenger ka konfirmuar se do të transferojë një mbrojtës gjatë janarit, pasi Koscielny ka pësuar një tjetër lëndim.

Duke folur për BBC, Wenger ka konfirmuar se do të blejë një qendër-mbrojtës gjatë afatit kalimtar dimëror.

“Mirë, po, me Koscilenyn ne duhet të jemi më të kujdeshëm dhe na duhen përforcime në janar”, ishin fjalët e thëna nga trajneri i Arsenalit.

Gunnersat e fituan ndeshjen e fundit me rezultat 4-1 në Emirates, ndaj skuadrës së Newcastles e cila një javë më parë e mposhti Chelsean me rezultat 2-1.