Wenger: Kam refuzuar gjitha klubet e botës për Arsenalin

Arsene Wenger ka folur për herë të parë pas përfundimit të Arsenanlit në vendin e pestë në Premierligë.

Sport

21/05/2017 19:27

Trajneri francez që për herë të parë përfundoi jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, e ka përshkruar si të vështirë sezonin që lamë pas.

“Është e rëndë, por kishim një formë gjatë sezonit që ishte dhe është e vështirë për mua personalisht. Luanim në një ambient armiqësor. Lojtarët u kthyen në dy muajt e fundit dhe jam krenar që e bënë këtë”, ka deklaruar Wenger fillimisht.

“Jam i fokusuar në punën time. Jam profesionist. E dua këtë klub mjaftueshëm sa për të dhënë më të mirën nga vetja çdo ditë”.

Ai duke folur për të ardhmen e tij, ka thënë se ka refuzuar të gjitha klubet e botës për të qëndruar te Arsenali, dashurinë ndaj të cilit nuk e konsiston kurrë.

“Një gjë që nuk mund të kontestoni është dashuria ime për këtë klub. Kam refuzuar gjithë klubet e botës për të qëndruar këtu”, ka përfunduar trajneri francez./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6