Wenger: Isco në Arsenal? Jo!

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se nuk është i interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv të Real Madridit, Isco.

Sport

09/01/2015 15:38

Isco nuk do të transferohet në Arsenal. Arsene Wenger ka insistuar se nuk është i interesuar për futbollistin e Real Madridit, siç spekulohej së fundmi në mediat britanike.

Strategu francez ka theksuar se nuk është në kërkim të futbollistëve me tipare sulmuese gjatë këtij afati kalimtar të janarit pasi beson se ka mjaft të tillë në dispozicion.

“Jo, nuk jemi në kërkim të Iscos”, deklaroi Wenger gjatë një konference për shtyp.

“Kemi mjaft futbollistë kreativ. Kemi mungesë në anën defanzive të lojës, jo në atë ofanzive”, u shpreh ai.

“Kemi mjaft futbollistë sulmues. Ne sapo biseduam për Podolskin që u largua, dhe Yaya Sanogo, sepse kemi shumë futbollistë sulmues e që nuk kanë rastin të luajnë. Andaj, ne nuk do të blejmë dikë tjetër në sulm”, theksoi Wenger.