lajmi.net

Wenger i përgjigjet Mourinhos

Arsene Wenger iu kundërpërgjigj deklaratës së Jose Mourinhos i cili e përshkroi si “specialist për dështim”, duke e quajtur akuzën e tij si “mungesë respekti” dhe “turpërim për Chelsean”. Mourinho lansoi kritikën e tij pasi menaxheri i Arsenalit, Wenger theksoi se lideri i Premierligës ka frikë nga dështimi në garë për titull. Kurse, në paraqitjen…

Sport

16/02/2014 19:58

Arsene Wenger iu kundërpërgjigj deklaratës së Jose Mourinhos i cili e përshkroi si “specialist për dështim”, duke e quajtur akuzën e tij si “mungesë respekti” dhe “turpërim për Chelsean”.

Mourinho lansoi kritikën e tij pasi menaxheri i Arsenalit, Wenger theksoi se lideri i Premierligës ka frikë nga dështimi në garë për titull.

Kurse, në paraqitjen e tij para medieve të premten, Mourinho deklaroi: “Ndoshta ai ka të drejtë, ndoshta unë nuk jam mësuar të dështoj, por realiteti është se ai është specialist për dështim, për shkak se ka kaluar tetë vjet pa asnjë titull. Nëse e bëj këtë në Chelsea, largohem dhe nuk kthehem më”.

I pyetur për kritikat e Mourinhos pas fitores 2:1 ndaj Liverpoolit në FA Cup, Wenger tha: “Nuk dua të kthehem tek ato, ishin komente që shfaqin mungesë respekti. Asnjëherë nuk kam folur për në konferencën time. E di një gjë, është më e turpshme për Chelsean, se sa për mua”.

Wenger i përgjigjet Mourinhos

Arsene Wenger iu përgjigj ngacmimit të Jose Mourinhos se Arsenali ka orar më të favorshëm. Special One gjatë javës së kaluar deklaroi se rivali londinez ka avantazh sa i përket orarit të ndeshjeve, diçka që Wenger nuk hezitoi që ta mohojë. “Është e thjeshtë, shikoni ndeshjet dhe analizoni. Ju beson se do të bëni një…

Sport

27/01/2014 15:20

Arsene Wenger iu përgjigj ngacmimit të Jose Mourinhos se Arsenali ka orar më të favorshëm.

Special One gjatë javës së kaluar deklaroi se rivali londinez ka avantazh sa i përket orarit të ndeshjeve, diçka që Wenger nuk hezitoi që ta mohojë.

“Është e thjeshtë, shikoni ndeshjet dhe analizoni. Ju beson se do të bëni një vështrim objektiv”, deklaroi menaxheri i Arsenalit.

“Do të shihni se Arsenali është prapa të gjitha ekipeve tjera. Në pesë vjetët e fundit të gjitha analizat objektive që janë bërë kanë treguar se Arsenali kishte më pak pushim se cilado skuadër tjetër nga katër të parat. Kjo është fakt. Nuk ka të bëjë asgjë më mendimin tim. Është një kompani e pavarur që ka bërë një studim dhe aty doli se Arsenali kishte më pak pushim se cilado skuadër tjetër në nivelin e lartë”, shtoi ai.

Studimi të cilit iu referua Wenger ishte një analizë e brendshme e programit të ndeshjeve të Arsenalit. Wenger insistoi se beteja verbale nuk është pjesë e planit të lojërave mendore.

“Nuk janë lojëra mendore. Janë opinione. Por, nuk jetoj me opinione, jetoj me fakte. Dhe, faktet nuk varen nga unë ose Mourinho. Një ditë zgjat 24 orë dhe ju mund të numëroni sa herë ne kemi pushim brenda ndeshjeve”, u shpreh ai.

LM