Wenger i dorëzuar, pranon lajmin e keq për Sanchezin

Arsene Wenger ka pranuar se Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

12/01/2018 11:35

Arsene Wenger ka dhënë lajmin e fundit në lidhje me sulmuesin Alexis Sanchez.

Menaxheri i Arsenalit ka theksuar se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me largimin e yllit kilian nga Emirates Stadium.

“Nuk ka ende asgjë konkrete. Por, do të shohim se çka mund të ndodh në janar”, u shpreh Wenger. /Lajmi.net/