Wenger: Gabimi më i madh është pse nuk e kam transferuar këtë lojtar (FOTO)

Arsene Wenger ka deklaruar se ndjen keqardhje që nuk ka nënshkruar me mesfushorin Michael Carrick, kur e ka pasur atë mundësi.

Sport

05/06/2017 16:40

Carrick ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Manchester Unitedin, ndërsa një ditë më parë nga skuadra nga ‘Old Trafford’ iu organizua një ndeshje në nder të tij, me shumë yje dhe legjenda të ftuara.

Për karrierën e lavdishme të Carrick, ka folur edhe Wenger, që ka një respekt të madh për mesfushorin anglez, ku deklaron se ka gabuar që nuk ka nënshkruar me të kur ka pasur rastin.

“Keqardhja ime më e madhe është pse nuk e kam pasur atë lojtar, pasi besoj se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj anglez”, ka deklaruar Wenger, përcjell lajmi.net.

“E them personalisht se jam një adimures i karrierës së tij, i cilësive të tij. I dëshiroj më të mirat në të ardhmen”./Lajmi.net/