Wenger frikëson Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger do të largohet nga detyra në fund të sezonit nëse skuadra e tij nuk triumfon në FA Cup dhe dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/04/2014 14:37

Arsene Wenger është i gatshëm të largohet nga Arsenali pas përfundimit të këtij sezoni nëse skuadra nuk realizon objektivat në muajt e ardhshëm, ka njoftuar portali Goal.com.

Menaxheri francez nuk e përjashton mundësinë e përfundimit të aventurës 18 vjeçare në drejtim të Arsenalit, nëse dështon të mbyll sezonin me trofeun e FA Cup dhe kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti londinez është kualifikuar në finalen e FA Cup ndërsa ka vetëm një pikë më tepër se Evertoni, në pozitën e katërt në Premierligë.

Por, Wenger duket se e ka seriozisht dhe do të marrë përgjegjësi nëse ekipi nuk e përfundon pritjen e gjatë për trofeun e parë nga viti 2005, dhe dështon të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.