Wenger është humbës

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka kritikuar ashpër menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger. Holandezi është hidhëruar që trajneri francez e akuzoi atë për simulim në rastin kur fitoi një penallti për gjigantin bavarez në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në Emirates. Për më tepër, në këtë…

Sport

05/03/2014 10:40

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka kritikuar ashpër menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Holandezi është hidhëruar që trajneri francez e akuzoi atë për simulim në rastin kur fitoi një penallti për gjigantin bavarez në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në Emirates.

Për më tepër, në këtë rast, portieri Wojciech Szczesny u përjashtua me karton të kuq pasi ishte futbollist i fundit, kur ndërhyri ndaj Robbenit.

Wenger e fajësoi Robbenin që sipas tij “simuloi” me këtë rastin që doli të jetë momenti vendimtar i takimit. Por, Robben mendon ndryshe.

“Më kanë shkuar ethet kur kam parë xhirimet e përsëritura të ndërhyrjes. Kam mundur të pësoj keq. Kam qenë mjaft me fat”, deklaroi mesfushori ofanziv i Bayernit për të përditshmen holandeze De Telegraaf.

“Komentet e Wengerit janë tipike nga një trajner humbës. Nuk më interesojnë aq shumë, sepse nuk është hera e parë që vepron në mënyrë të tillë”, u shpreh Robben. “Por, ishte një moment frike për mu. Pësova një lëndim serioz në dhjetor pas një ndërhyrjeje të ngjashme nga portieri i Augsburgut”, përfundoi ai.

Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Arsenalit do të zhvillohet më 12 mars në ‘Allianz Arena’.