Wenger ëndrra e Milan, Gattuso afër largimit

Forma e dobët e Milan ka bërë që ata të mendojnë për një emër të ri për pankinën e tyre.

Sport

23/12/2018 12:35

Arsene Wenger do të ishte ëndrra e “rosonerëve” për ta zëvendësuar Gennaro Gattuso, i cili mund të ndëshkohet për formën e dobët të skuadrës, shkruan “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Ish trajneri i Arsenal është akoma i pa punë që kur u largua nga Arsenal në fund të sezonit të kaluar.

Gattuso në anën tjetër erdhi në San Siro në nëntorin e vitit të kaluar dhe ka kontratë deri më 2021.

Por, ecuria e dobët e skuadrës mund të bëjë që ajo kontratë mos të vlejë deri në fund dhe të shkëputet. /Lajmi.net/