Wenger e jep lajmin e shumëpritur për Sanchezin

Arsene Wenger ka folur për të ardhmen e Alexis Sanchez të Arsenali.

Sport

14/01/2018 17:06

Pas ndeshjes që Arsenali e humbi 2:1 nga Bournemouth në udhëtim, trajneri francez ka bërë të ditur se e ardhmja e Alexis Sanchez do të vendoset në 48 orët e ardhshme.

“Nëse Sanchez largohet, ne kemi nevojë për një zëvendësues të tij. A do të largohet ai? Në këto momente jemi në afatin kalimtar, dhe në këtë periudhë ne do të tentojmë t’i shfrytëzojmë lojtarët që janë të fokusuar te klubi”, ka deklaruar Wenger.

“E ardhmja e Sanchez do të vendoset në 48 orët e ardhshme”, ka shtuar ai.

Për Sanchezin interesim të madh orëve të fundit ka shfaqur Manchester United./Lajmi.net/