Wenger: Do ta shihni Ozilin e vërtetë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se në pjesën e mbetur të sezonit, tifozët do ta shohin një Mesut Ozil të ri dhe të freskët. Mesfushori gjerman me prejardhje turke e humbi penalltinë ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe ka rënie të formës kohëve të fundit, ndërsa nuk kanë munguar kritikat në drejtim…

Sport

28/02/2014 09:02

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se në pjesën e mbetur të sezonit, tifozët do ta shohin një Mesut Ozil të ri dhe të freskët.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke e humbi penalltinë ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe ka rënie të formës kohëve të fundit, ndërsa nuk kanë munguar kritikat në drejtim të tij.

“Unë nuk i kam thënë kurrë Mesutit: Ti duhet të na fitosh ndeshjet”, deklaroi Wenger në konferencë për shtyp, i pyetur për presionin që është vënë ndaj gjermanit.

“Ai nuk duhet të ndiejë presion. Ka të bëjë me paraqitjen e ekipit. Mirëpo, ndoshta ai ndien diçka ndryshe në krahasim me mënyrën se si mendoj unë. Unë vetëm dua që ai ta shijojë lojën dhe të luajë mirë”, shtoi ai.

“Është e vështirë për mentalitetin e tij të përballet me presionin çdo tri ditë dhe në secilin kompeticion. Por, ai do të adaptohet. Kishte një ndeshje të zbehtë ndaj Bayernit, sepse e humbi atë penallti. Ndonjëherë, kur je nën presion, është mirë të rifreskohesh”, vazhdoi Wenger.

Ozil e ka dhuruar vetëm një asistim në Premierligë në vitin 2014 dhe ka dështuar ta gjejë golin. Mirëpo, trajneri francez është i bindur se 25 vjeçari ka kualitet për ta kaluar këtë fazë.

“Unë nuk brengosem për Ozil. Ai e kishte një periudhë paksa të vështirë, por kjo mund t’i ndodh çdokujt. Ai është mirë, dëshiron të luajë. Duhet t’ia jepni topin dhe ai është i lumtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai ka kualitet. Mënyra më e mirë është të qëndroni prapa lojtarëve dhe t’i mbërshtesni ata”, përfundoi Wenger.