Wenger beson tek Henry: I ka të gjitha, do të ketë sukses

Thierry Henry është emëruar trajner i ri i AS Monaco. Gjithçka është bërë zyrtare sot.

Sport

13/10/2018 23:09

Është Arsene Wenger, ish trajneri i Henry tek Arsenal, i cili ka shfaqur besimin e tij për francezin.

Ai është shprehur se Thierry do të ketë sukses tek Monaco, pasi sipas tij ai i ka të gjitha cilësitë.

“Sigurisht që Henry është një zgjedhje shumë e mirë. Ai ka shumë kredibilitet. Është shumë i zgjuar dhe e kupton futbollin shumë mirë” ishin fjalët e Wenger për ish sulmuesin e Arsenal.

Kujtojmë se Henry kaloi një pjesë të karrierës së tij si lojtar tek skuadra e Monacos. /Lajmi.net/