Wenger: Asnjë skuadër nuk mund ta arrijë Chelsean

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se asnjë skuadër e Premier Ligës nuk ka kapacitet për të arritur ‘perandorinë’ e Jose Mourinhos, e cila është duke shkelur gjithçka që po i del përpara.

Sport

10/11/2014 09:58

Wenger ka thënë se në këtë sezon, asnjë skuadër e Premier Ligës nuk ka kapacitet për të arritur Chelsean, që është dukshëm në formë më të mirë, duke krahasuar me të tjerët.

“Për momentin, Chelsea është në rrugë të mirë që ti bëj 100 pikë në këtë sezon. Nëse shikoni në numrin e pikave që kanë, dhe nëse vazhdojnë kështu, atëherë një gjë është e sigurt: Askush nuk do ti arrijë ata”.

“Për momentin, asnjë skuadër e Premier Ligës nuk mund ti sfidojë ata, të cilët kishin një fillim të shkëlqyer”, tha Wenger.

Chelsea është në vendin e parë të Premier Ligës, me 12 pikë më shumë se skuadra e Arsenalit, që pësoi humbje në ndeshjen e fundit ndaj Swanseas.