Wenger: Arsenal do ta eliminojë këtë ekip të madh (FOTO)

Arsene Wenger beson se Arsenal do të ketë shanse për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve edhe nëse në short takohet me një ekip të madh si Real Madrid.

Sport

08/12/2016 12:28

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka frikë para shortit të Ligës së Kampionëve.

Madje, ai është i sigurt se skuadra e tij ka shanse të kualifikohet në çerekfinale edhe nëse në short takohet me një ekip të madh si Real Madrid.

“Ju i shihni kundërshtarët e mundshëm, disa janë shumë prestigjioz, më të vështirë, dhe do të kishit dëshirë të them nuk e dua këtë ekip ose atë ekip. Por, unë them se jemi në pozitë të mirë çfarëdo që mund të ndodh”, deklaroi ai në një konferencë për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Mund ta merrni edhe shembullin e Real Madridit, një prej favoritëve për ta fituar garën, edhe kundër tyre ne do të kemi shanse të kualifikimit”, u shpreh francezi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.