Wenger, a është koha të largohesh?

Arsenali ka dështuar të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në pesë edicionet e fundit. Andaj, shtrohet pyetja, a është koha që menaxheri Arsene Wenger të largohet nga detyra?

Sport

18/03/2015 10:36

Pas eliminimit nga skuadra franceze Monaco, Arsenali dështoi të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të pestë me radhë.

Pavarësisht investimeve në skuadër përfshirë blerjen e yjeve si Mesut Ozil e Alexis Sanchez, rezultatet në Evropë nuk janë përmirësuar.

Andaj, tashmë është rikthyer pyetja nëse menaxheri Arsene Wenger duhet të largohet nga detyra, në fund të këtij sezoni.

Edhe bastorja “William Hill” tashmë parashikon ardhjen e një menaxheri të ri për edicionin e ardhshëm.