Wenger, 20 vjet në Arsenal

Arsene Wenger ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, që do ta mbajë në klub deri më 2016, ka njoftuar SportsMail. Francezi pritet që së shpejti të nënshkruajë marrëveshje të re me gjigantin londinez, me pagë prej 7.5 milionë funtesh në vit, dhe do të bëhet trajneri me qëndrimin më të gjatë në…

Sport

17/10/2013 14:00

Arsene Wenger ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, që do ta mbajë në klub deri më 2016, ka njoftuar SportsMail.

Francezi pritet që së shpejti të nënshkruajë marrëveshje të re me gjigantin londinez, me pagë prej 7.5 milionë funtesh në vit, dhe do të bëhet trajneri me qëndrimin më të gjatë në histori të klubit.

Kontrata e re do t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Arsenal, ku nëse e respekton marrëveshjen e re, do të shënojë 20 vjet në detyrë, kur do të jetë 66-vjeç.

Wenger ka përkrahjen e plotë të pronarit Stan Kroenke dhe pjesës tjetër të bordit, edhe pse është përballur me kritika nga tifozët që i kanë bërë thirrje të shpenzojë më tepër në mënyrë që të krijojë skuadër të denjë për të luftuar për titullin e kampionit në Premierligë.