Welbeck refuzon Galatasarayn

Danny Welbeck nuk dëshiron të largohet nga Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

18/08/2018 11:18

Galatasaray ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.

Klubi turk ka shndërruar yllin anglez në një prej objektivave kryesore të afatit kalimtar të verës.

Galatasaray shpreson t’i investojë paratë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe e shohin Welbeckun si kandidat ideal, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Webeck nuk dëshiron të largohet nga Arsenal pasi është i lumtur në Londër. /Lajmi.net/