Welbeck po kryen testet mjekësore në Arsenal

Danny Welbeck është duke kryer testet mjekësore në Arsenal. Kështu raportojnë burime të Sky Sports.

Sport

01/09/2014 20:34

Sulmuesi i Manchester United ishte “pothuajse” lojtar i rivalit londinez të Arsenalit, Tottenham, por gjërat duket se po shkojnë krejt ndryshe.

Wenger kishte deklaruar se ka mjaft opsione për të mbuluar mungesën e Giroud pas dëmtimit, por ai gjithashtu kishte pohuar se do të qëndronte aktiv deri në momentet e fundit të afatit kalimtar.

Ardhja e Falcaos nga Monaco duket se i pakëson gjasat lojtarit të reprezentacionit anglez, andaj ai po kërkon një aventurë të re.