Welbeck do përfitojë nga kalimi te Arsenali

Trajneri i kombëtares angleze, Roy Hodgson ka thënë se sulmuesi i tij, Danny Welbeck do përfitojë shumë nga kalimi i tij te skuadra e Arsenalit.

Sport

02/09/2014 23:54

Sulmuesi 23 vjeçar, Welbeck u transferua gjatë ditës së djeshme te Arsenali nga skuadra e Manchester United për një shumë prej 20 milionë euro.

“Kur jeni një lojtar i kalibrit të tij dhe e shihni vetën te Manchester United duke luftuar për një vend në formacionin e parë, atëherë nuk merrni fillimin që e dëshironi”.

“Ai ka shkuar në një klub ku pritet të luajë më shumë dhe të startojë më shumë ndeshje. Nuk është e lehtë për lojtarët, të cilët luajnë rol të vogël në një skuadër të madhe, dhe më pas të luajnë 90 minuta për Anglinë në ambient me intensitet të lartë”.

“Unë jam i lumtur për Dannyn dhe mendoj se Arsenali ka transferuar një lojtar të shkëlqyer”, ishin fjalët e Hodgson të thëna në konferencë për shtyp para ndeshjes së Anglisë kundër Norvegjisë e cila zhvillohet gjatë ditës së mërkurë.