Weigl tek PSG? Ky është komenti i Tuchel

Zërat për kalimin e Julian Weigl tek Paris Saint Germain nuk kanë të ndalur.

Sport

17/01/2019 23:11

Mesfushori kërkohet me ngulm nga skuadra franceze për dy afate kalimtare radhazi, dhe duket se marrëveshja është akoma larg.

Pasi është bërë e ditur se Adrien Rabiot do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni, parisienët tani kanë nevojë për një lojtarë që luan në mesfushë.

Një komentim mbi kalimin e Weigl tek PSG ka dhënë edhe ish trajneri i Dortmund që tani udhëheq PSG-në, Thomas Tuchel.

“Julian është ende i interesuar” ka thënë ish trajneri i Borussia Dortmund për “RMC Sport”, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të flas rreth kësaj, ai ishte lojtari im dhe kemi punuar së bashku. Julian luajti shumë mirë me Dortmund sa isha unë, por ai është akoma lojtari i tyre” ka thënë tutje Tuchel.

Dëshira është e madhe nga ana e parisienëve, mirëpo kryesia e Dortmund kanë bërë të ditur se nuk do të largojnë asnjë lojtar gjatë këtij afati.

Kujtojmë se interesim për mesfushorin Weigl ka ardhur edhe nga Premierliga, saktësisht Manchester City. /Lajmi.net/