Webometrics ngritë UP-në në ranglistë

Katër vite më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë, ndërkaq këtë vit UP-ja u ngjit në pozicionin e 2,429.

Lajme

05/09/2018 15:03

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema e sheh këtë si lëvizje pozitive në rangimin e Webometrics si rezultat të reformave të fundit në këtë institucion.

“Edhe pse UP-ja ka shumë punë derisa tëmund tëkonsiderohet sinjëri ndër më të mirët në botë, është kënaqësi tëshohëshkëtë progres, i cili konfirmon përpjekjet tonapër reforma në vitet e fundit.”, ka thënë Dema.

Sipas prorektorit për kërkime shkencore UP, Faton Berisha, “UP-ja pret vazhdimësi progresi në dy vitete ardhshme, për faktin që ZKPS-ja tashmë është duke u pajisur me staf dhe ne do të bëjmë edhe më tepër për të motivuar stafin akademik përtërealizuar hulumtime”.

Ngritja e hulumtimit shkencor në nivel të njësive akademike ndikon drejtpërdrejtë në rangimin e UP-së jo vetëm në Webometrics, por edhe në ranglista të tjera të universiteteve. Webometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linqeve të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale.