Wayne Rooney hyn në histori të Premierligës

Wayne Rooney ka hyrë në histori të futbollit anglez.

Sport

21/08/2017 22:05

Ish lojtari i Manchester United që këtë verë iu bashkua Evertonit, ka shënuar golin e 200-të në Premeirligë.

Rooney shënoi në ‘Etihad Stadium’ për t’i dhënë epërsinë Evertonit ndaj Manchester Cityt e për t’u bërë vetëm futbollisti i dytë që arrin numrin e 200 golave në Premeirligë.

Golashënuesi më i mirë në histori të Premierligës mbetet Alan Shearer, me 260 gola./Lajmi.net/