Wayne Rooney dhe Coleen pushime luksoze në Barbados

Wayne Ronney ka vendosur të pushojë për disa ditë bashkë me familjen.

ShowBiz

29/05/2018 23:10

Çifti bënte disa sporte ujore me djemtë e tyre gjatë pushimeve në Barbados, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Coleen dhe Wayne, që të dy 32 vjeç, po kalonin për mrekulli bashkë me djemtë, Kai, tetë vjeç dhe Klay, pesë.

Ata shijuan rrezet e diellit në një anije, derisa po relaksoheshin me nga një gotë shampanjë.

Më tej, Rooney bashkë me djemtë mori një barkë më të vogël dhe shijuan në maksimum xhiron nëpër det. /Lajmi.net/