Washington Post: Atletët kosovarë përgatiten për Rio 2016

Washington Post i ka kushtuar një shkrim atletëve nga Kosova, që tashmë kanë filluar përgatitet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Janeiro.

Sport

30/10/2014 17:38

Një javë pas publikimit të lajmit për njohjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), atletët nga Kosova kanë filluar përgatitjet për Olimpiadën 2016.

Notarët dhe pingpongistët janë duke stërvitur në Kosovëe, duke u përgatitur për Lojërat në Rio de Janeiro, shkruan “Washington Post”.

Ministri i Sportit, Rinisë dhe Kulturës, Memli Krasniqi ka deklaruar se: “Tani atletët tanë do të kenë mundësi të përfaqësojnë shtetin e tyre, flamurin e tyre, dhe të garojnë me himnin e tyre kombëtar”.

Pavarësisht pengesave nga Serbia, bordi ekzekutiv i KON-it, e pranoi Kosovën si anëtare të re, gjatë javës së kaluar, raporton “Lajmi.net”.

Edhe pse formalitet, pranimi do të zyrtarizohet në Asamblenë e e ardhshme të KON-it në Monaco, në dhjetor.

Lum Zhavelli, 24-vjeç, notar ka deklaruar se: “Ndihem mrekullueshëm si atlet sepse ne do të kemi rastin të garojmë me atletët e tjerë dhe më në fund jemi të barabartë me secilin prej tyre”.