Wanda Nara “tmerron” tifozët e Interit me fotot e fundit, paralajmëron transferimin e Icardit te rivali i urryer

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është duke kaluar pushime të “nxehta” në Afrikë me bashkëshorten e tij, Wanda Narra, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e argjentinasit.

Sport

11/06/2018 08:47

Zërat e fundit të merkatos kanë “tronditur” tifozët e Interit.

Mediat italiane kanë raportuar për një kalim të mundshëm të liderit zikaltër te rivalët e Juventusit.

Kjo gjë nuk mund të gëlltitej nga tifozët e Interit, të cilët e duan me çdo kusht kapitenin në skuadër.

Vanda25

Hendeku mes Icardit dhe Interit sa vjen edhe thellohet.

Ditën e djeshme, bashkëshortja, Wanda Nara ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të “hot” nga plazhi, dhe ishte e veshur e gjitha bardhezi, pra me ngjyrat e skuadrës së Juventusit.

Janë sinjale për një “dashuri të re” të Ikardit, apo veshja e Wandës nuk ka qenë aspak tendencioze, kjo mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim.

qwqwq