Wanda Nara frikëson tifozët e Interit me lajmin e ri për Icardin

Wanda Nara ka frikësuar tifozët e Interit me deklaratat e reja për Mauro Icardin.

Sport

22/02/2018 11:39

Wanda Nara ka njoftuar se Mauro Icardi ka oferta për largim nga Inter.

Gruaja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas ka frikësuar tifozët e Interit me deklaratat e reja.

“Nuk jam takuar me Ausilion, por flasim shpesh në telefon. Unë e di çfarë mendon shoqëria dhe ai e di mendimin tim. Kohët e fundit janë afruar disa skuadra dhe unë kam për detyrë të paktën t’i dëgjoj. Nuk flas me emra”, tha Nara.

“Unë punoj për interesat e Mauros, ndërsa Piero Ausilio për ato të Interit. Në fund shoqëria dhe Icardi do të bëjnë zgjedhjen më të mirë për të dyja palët”, u shpreh në fund ajo. /Lajmi.net/