Wanda: Kjo është e ardhmja e Icardit

Wanda Nara më në fund ka zbuluar të ardhmen e Mauro Icardit.

Sport

21/01/2019 13:00

Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka zbuluar se argjentinasi do ta rinovoj kontratën.

Agjentja e sulmuesi argjentinas ka deklaruar se ata janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Interit për kontrayën e re.

“Mauro u izolua të shtunën? Po, kjo mund të ndodhë, por thuhet se ai është gjithmonë fajtori, “i tha ajo Tiki Taka, përcjell lajmi.net.

“Ai është atje, ai e ka bërë atë, ai është kapiteni. Gjërat si këto ndodhin, por thashethemet rreth rinovimit të tij nuk e kanë destabilizuar atë.

“Një kampion si ai nuk ndjen asnjë presion. Ai mund të jetë shumë i ftohtë dhe këto gjëra nuk e shqetësojnë atë.

“As Mauro as unë kurrë nuk kemi kërkuar ndonjë gjë, problemi është se gjithmonë jam parë si idiote.

“Kur klubi vendos se është momenti i duhur për të na thirrur, ne do të përgjigjemi dhe do të ulemi me ta.

“Ka një mundësi reale për të qëndruar në Inter për një kohë të gjatë. Një takim së shpejti? Unë kam marrë sinjale pozitive, kështu që shpresoj se mund të jetë një javë e rëndësishme: telefoni im është i ndezur dhe për mua ai do të rinovoj kontratën 100 për qind, edhe nëse nuk kam biseduar me askënd.

“Nuk më pëlqen të dëgjoj njerëzit thonë se dhoma e veshjes e Interit varet nga rinovimi i Mauro-s sepse është e njëjta gjë të thuhet se Interi është një klub i dobët dhe kjo nuk është aspak e vërtetë.”, ka shtuar më tej agjentja e Icardit. /Lajmi.net/