Wanda – Interit: Kthejeni shiritin e kapitenin ose Icardi nuk luan më

Wanda Nara i ka dhënë një paralajmërim të ashpër Interit.

Sport

19/02/2019 14:49

Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e ka paralajmëruar Interin.

Agjentja e sulmuesit argjentinas i ka bërë me dije skuadrës italiane që t’i kthej shiritin e kapitenit klientit dhe bashkëshortit të saj, përcjell lajmi.net nga Gazetta dello Sport.

Wanda ka kërkuar nga Inter që kjo gjë të ndodhë para ndeshjes së ardhshme në Evropa Ligë, duke i dhënë një paralajmërim të ashpër.

Agjentja e Icardit madje ka thënë se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, lojtari nuk do të luajë më për skuadrën. /Lajmi.net/