Wanda: Icardi e refuzoi Realin

E dashura e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të refuzojë interesimin e Real Madridit për të mbetur në Giuseppe Meazza.

Sport

22/05/2015 21:27

Mauro Icardi nuk do të largohet nga Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.

E dashura e tij, Wanda Nara, ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të refuzojë interesimin e Real Madridit për të mbetur në Giuseppe Meazza.

“Ai do të vazhdojë kontratën në Inter, sepse kështu dëshiron. Por, jo për shkak se i mungojnë alternativat, atë e kërkon Reali”, deklaroi ajo për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.