Wallstrom kërkon dialog mes pozitës e opozitës për demarkacionin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, i ka inkurajojmë opozitën dhe pozitën në Kosovë që të dialogojnë, për çështje të rëndësishme siç është liberalizimi i vizave, lufta kundër krimit të organizuar e demarkacioni me Malin e Zi.

Lajme

04/05/2017 14:32

 

Ajo, po ashtu, kërkoi që të formohet sa më shpejt Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Shefja e diplomacisë suedeze i bëri komentet pas një takimi që pati me homologun e saj kosovar, Enver Hoxhaj, raporton ekonomiaonline.

“Ju inkurajojmë për një dialog më të mirë mes pozitës dhe opozitës. E di se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën. Vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe demarkacioni janë pjesë e kritereve që duhet të përmbushen para se të merret liberalizimi i vizave”, ka thënë ajo.“Procesi i dialogut është i rëndësishëm për ju, po ashtu edhe të bëhet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ajo.